Krasniqi mposhtet nga francezja dhe e humb mundësinë për t’u shpallur kampione e Evropës

  • G.G /
  • 19 November 2020 - 14:35
Krasniqi mposhtet nga francezja dhe e humb mundësinë për t’u shpallur kampione e Evropës

Distria Krasniqi e ka humbur mundësinë për t’u shpallur kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 48 kilogramë , pasi e pësoi disfatë në çerekfinale kundër xhudistes franceze Shirine Boukli.

Por xhudistja kosovare ka mbetur në garë për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos 2020 në Pragë, megjithatë.

24-vjeçarja ishte në një epërsi të lehtë, sepse kundërshtarja e saj franceze i kishte dy wazzari dhe koha e rregullt përfundoi pa fitues.

Por Krasniqi tregoi pakujdesi në kohën shtesë dhe e lejoi Bouklin ta hedhë në dysheme me ippon, që ia siguroi asaj kalimin në gjysmëfinale.

Kosovarja, e cila më 2018 e fitoi medaljen e argjendtë në Evropianin e mbajtur në Tel Aviv, do ta ketë mundësinë ta fitojë edhe një medalje tjetër, të tretën për nga rëndësia.

Në gjysmëfinale për medaljen e bronztë, Krasniqi do të përballet me rusen Irina Dolgova.

Krasniqi e arriti çerekfinalen në kategorinë deri në 48 kilogramë pas fitores kundër Aisha Gurbanlin në luftën e parë të saj në këtë Evropian.

Ndërkohë, ditë e pafat ishte për Loxhën.

Loxha në luftën e dytë u mposht nga medalistja e bronztë e botës Julia Kopalczyk me një ëaza-ari. Loxha në raundin e parë në kategorinë deri 57 kilogramë e kishte mposhtur ukrainasen Mariia Skora.

Nesër garon Loriana Kukan ë kategori deri 78 kilogramë. 

(Kosova Sot Online)