Messi është zgjidhja, jo problemi në Barcelonë – thotë ish-trajneri Rexach

  • G.G /
  • 19 November 2020 - 15:39
Messi është zgjidhja, jo problemi në Barcelonë – thotë ish-trajneri Rexach

Ish-trajneri i Barcelonës, Carles Rexach, e ka mbrojtur Lionel Messi ndaj kritikave se është shkaktari i të gjitha problemeve në Camp Nou, duke thënë se argjentinasi ka qenë e kundërta.

Messi reagoi ashpër ndaj komenteve të bëra nga Eric Olhats, ish-menaxheri i Antoine Griezmann, se gjoja argjentinasi është fajtor për dështimin e francezit në Barcelonë, duke thënë se ndihet i lodhur duke e bartur mbi supe çdo dështim që ndodh në Camp Nou.

Reagimi i Messit vjen pasi xhaxhai i Griezmann Emmanuel Lopes dhe ish-menaxheri i tij e fajësuan argjentinasin për problemet në Camp Nou, duke thënë se ai është shkaktar i tyre.

Rexach nuk ka humbur shumë kohë për t’i dalë në ndihmë gjashtë herë fituesit të Topit të Artë.

“Falë Zotit, Messi ka qenë zgjidhja ndaj problemeve të Barcelonës”, tha Rexach për MARCA.

“Mendoj se ai nuk bëri mirë që e bëri kërkesë largimi me burofax, më duhet ta them këtë edhe pse jam 100% pro-Messi. Nuk i ka ndihmuar askujt. Mendoj se ai do të qëndrojë në Barcelonë, nëse nuk vendos të luajë në një nivel tjetër, si për ndonjë ekip në Katar, për shembull”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)