Lukaku ka një këshillë për Eriksenin e irrituar

  • S.A /
  • 20 November 2020 - 09:11
Lukaku ka një këshillë për Eriksenin e irrituar

Lukaku ka një këshillë për Eriksenin e irrituar

Udhëhoqi Belgjikën e tij drejt “Final Four” të Ligës së Kombeve dhe tani Romelu Lukaku është gati të rikthehet tek Interi, pas shqetësimit muskulor që e bëri të humbiste ndeshjen e kampionatit kundër Parmës dhe sfidën e Championsit kundër Real Madridit (u aktivizua për pak kohë në sfidën ndaj Atalantës).

Tashmë në rolin e liderit te skuadra zilatër, sulmuesi belg ndërhyn për të mbrojtur shokun e tij të skuadrës, Christian Eriksen, i cili po shkëlqen me përfaqësuesen daneze, por është në kërkim të minutave në skuadrën që drejtohet nga Antonio Conte.

“Ai i ka të gjitha cilësitë për t’u bërë kampion dhe unë dua ta ndihmoj – tha Lukaku në televizionin danez “Kanal 5” – Disa lojtarëve u duhet më shumë kohë për t’u përshtatur në futbollin italian, unë isha me fat që u mësova shpejt. Nëse ai mëson italisht, për të do të jetë gjithçka më të lehtë”.

Kjo është këshilla e “Big Rom” për Eriksenin, i cili tek Inter nuk gjen hapësirën që do të dëshironte, ndërsa me fanellën e Danimarkës po argëtohet dhe buzëqesh.

“Eriksen do të jetë në gjendje të komunikojë më mirë dhe të japë një kontribut më të madh në ekip,” – shtoi “Big Rom”.

Në fund, Lukaku përqendrohet tek pengesa e radhës në Serinë A.

“Për mua tani ndeshja më e rëndësishme është ajo e së dielës kundër Torinos. Jam i lumtur për  arritjen në “Final Four” në Ligën e Kombevem por më parë do të vijnë kualifikueset e Kupën e Botës dhe më pas finalet e Europianit. Duhet t’i bëjmë hapat një e nga një”.

(Kosova Sot Online )