Xavi Hernandez shpreson n blerjen e Frenkie de Jong.: “De Jong do të shkruajë historinë me Barçën”

  • S.A /
  • 20 November 2020 - 10:57
Xavi Hernandez  shpreson n blerjen e Frenkie de Jong.: “De Jong do të shkruajë historinë me Barçën”

Xavi Hernandez, legjenda e Barcelonës, beson se ish klubi i tij ka bërë shumë mirë me blerjen e Frenkie de Jong. Ai beson se De Jong do të lë gjurmë me fanellën e Barçës.

“Jam gëzuar shumë kur Barcelona e bleu Frenkie de Jongun. I urova fat në Instagram, ai mu përgjigj duke thënë: ‘Faleminderit, është nder’. E konsideroi atë një lojtar që mund të shkruajë një epokë me Barcelonën”, tha Xavi.

“Ai është lojtar i jashtëzakonshëm, nuk ka aspak frikë të kërkojë topin në zona shumë të vështira, është vërtet lojtar i mirë”. 23-vjeçari po luan sezonin e dytë me Barcelonën. Ai tashmë numëron 52 paraqitje në të gjitha garat, ka shënuar 2 gola.

(Kosova Sot Online )