Ozil jashtë skuadre, Arteta: “Më vjen keq, askush se meriton diçka të tillë”

  • G.G /
  • 20 November 2020 - 13:16
Ozil jashtë skuadre, Arteta: “Më vjen keq, askush se meriton diçka të tillë”

Mesut Ozil po kalon një nga periudhat më të errëta të karrierës së tij.

Mesfushori turko-gjerman, i cili është në fundin e kontratës me Arsenalin dhe do të largohet në verën e vitit 2021, është lënë jashtë listës së lojtarëve të federuar në Premier League dhe Europa League.

Kjo është arsyeja që Ozil nuk ka luajtur asnjë minutë me Arsenalin në këtë sezon.

Edhe trajnerit Mikel Arteta i vjen keq për situatën në të cilën ndodhet Ozil.

Trajneri i Arsenalit në një intervistë deklaroi se “nuk është e drejtë që një futbollist i skuadrës së tij të mos ketë mundësinë të stërvitet dhe të zbresë në fushë me pjesën tjetër të ekipit, askush nuk e meriton diçka të tillë” nënvizoi Arteta.

(Kosova Sot Online)