McGregor konfirmon rikthimin në UFC me një postim në rrjetet sociale

  • S.A /
  • 20 November 2020 - 15:19
McGregor konfirmon rikthimin në UFC me një postim në rrjetet sociale

McGregor do t’i rikthehet sporteve luftarake apo më saktë ‘luftërave’ në tetekëndëshin e UFC-së.

Gjatë të enjtes mbrëma, UFC konfirmoi rikthimin e Mcgregor në oktogon për një ndeshje ndaj Dustin Poirier. Irlandezi do të përballet me Poirier më 23 janar në kategorinë e peshave të lehta (Lightweight), të cilin e ka mposhtur më parë.

Rikthimin e tij në oktogon e ka konfirmuar edhe vet McGregor me anë të rrjetet sociale. “Rikthimi i Mac”, ka shkruar luftëtari irlandez në profilin e tij privat në Instagram. Ndryshe, ky rikthim i irlandezit vjen pas gati një viti, kur mposhti Donald Cerronen.

(Kosova Sot Online )