Ibrahimoviç ka rrënjë shqiptare, ja si quhet nëna e tij
Ibrahimoviç ka rrënjë shqiptare!
Futbollisti i famshëm suedez Zlatan Ibrahimoviç është me origjinë shqiptare. Ylli i Milanit ka postuar në Instagram një fotografi kur ishte fëmijë, mesa duket krah gjyshit të tij, ndërsa shkruan “rrënjë ballkanike”.
Por gazeta e famshme britanike “The Sun” thotë se Ibrahimoviç ka edhe origjinë shqiptare.
Sipas të njëjtave burime Ibrahimoviç ka origjinë boshnjake dhe kroate. Babai i tij është Shefik Ibrahimoviç, një mysliman nga Bosnja. Ndërsa nëna, Jurka është katolike nga Kroacia, gjysmë shqiptare. Pra Ibrahimoviç është ¼ shqiptar.
Prej kohësh kanë ekzistuar teori për origjinën shqiptare të Ibrahimoviç, për shkak të të atit që është mysliman nga Bosnja, vend ku jeton një popullsi e konsiderueshme shqiptarësh, shumica e të cilëve fatkeqësisht, sot identifikohen si boshnjakë.
Gazeta britanike thotë se dy prindërit e tij emigruan në Suedi, ku u njohën dhe u martuan. Ibrahimoviç ka luajtur dhe fituar tituj me ekipe të mëdha si Paris Saint-Germain, Ajax, Milan dhe Barcelona. Pjesa tjetër, siç thuhet, është histori.
(Kosova Sot Online)