Kthehet Coutinho, lojtarët e ftuar për ndeshjen me Atleticon
Barcelona ka zbuluar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Atletico Madridin.
Philippe Coutinho ka lënë prapa shqetësimet dhe është gati për lojë.
Ai është në mesin e 21 futbollistëve të ftuar për ndeshjen të shtunën mbrëma në ‘Wanda Metropolitano’, që do të zhvillohet nga ora 21:00.
Ronald Koeman është ankuar për orarin e ndeshjeve sa herë që luan Barça, ai kërkon të luajë më herët.
Ansu Fati vazhdon të jetë i dëmtuar, ndërsa Ousmane Dembele vazhdon të jetë i gatshëm për lojë, diçka që nuk i ka ndodhur për shumë sezone, pasi lëndimet nuk e kanë lënë asnjëherë rehat.
(Kosova Sot Online)