Ujkani, negativ me Covid-19

  • A.P /
  • 20 November 2020 - 22:22
Ujkani, negativ me Covid-19

Për dallim nga Vojvoda, që rezultoi pozitiv me Covid, portier i Kombëtares se Kosovës, Samir Ujkani ka rezultuar negativ në testet e Covid-19 që janë bërë sot nga skuadra e Torinos

Kështu ka thënë portieri i Kosovës në ndeshjen kundër Moldavisë Ujkani në një prononcim për Kohën.

“Jam shumë mirë me shëndet, vetëm se do të jem në karantinë deri të hënën. Shpresoj që të gjithë të jenë mirë. Të premten e kam marrë testin për koronavirus dhe ka qenë negativ”, ka thënë kapiteni Ujkani.

Përpos Vojvodës, sot me t’u kthyer në Itali, pozitiv me Covid-19 ka rezultuar edhe Amir Rrahmani, i cili luajti në dy ndeshje të Kosovës për 90 minuta por jo edhe në ndeshjen e fundit ku u detyrua që të largohet nga ndeshja për shkak të lëndimit. 


(Kosova Sot Online)