Neymar është gati për të startuar në Ligën e Kampionëve

  • A.P /
  • 21 November 2020 - 11:38
Neymar është gati për të startuar në Ligën e Kampionëve

Neymar u rikthye në aksion në humbjen shokuese të Paris Saint-Germain 3-2 nga Monaco.

Neymar luajti së paku 30 minuta, derisa u rikthye nga disa shqetësime edhe Kylian Mbappe, i cili startoi dhe shënoi dy gola.

Ata janë tashmë të gatshëm për sfidën e radhës dhe do të luajnë krah njëri-tjetrit në Champions League kundër RB Leipzig.

“Ndeshja me Leipzig do të jetë e vështirë, por s’do të ishte shumë ndryshe edhe nëse do të kishim fituar”, tha Tuchel.

“Duhej ta largonim Mbappen, nuk morëm rrezik për Marquinhos dhe Neymar luajti minutat e duhura”.

“Neymar është i përkushtuar. Ai do të startojë kundër Leipzig”.

(Kosova Sot Online)