Lazio fiton kundër Crotonës, nuk luan Muriqi

  • A.P /
  • 21 November 2020 - 17:35
Lazio fiton kundër Crotonës, nuk luan Muriqi

Lazio ka fituar tri pikë sonte në Crotone duke u ngritur në vendin e pestë në Serie A. Immobile dhe Correa shënuan të dy gola. Vedat Muriqi nuk u aktivizua në këtë ndeshje

Lazio ka shënuar fitore sonte në Crotone në xhiron e 8 të Serie A të Italisë.

Pjesa e parë kaloi me dominim te Lazio ku goli erdhi në minutën e 21-të nga golashënuesi më i mirë i Lazios, Immobile.

Edhe në pjesën e dytë Lazio ishte më e mirë dhe e kontrolloi mirë ndeshjen ku goli i dytë erdhi nga Correa në minutën 58-të.

Në këtë ndeshje, sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi nuk ka luajtur asnjë minutë pasi që Inzaghi vendosi të mos e angazhoi kosovarin. 

(Kosova Sot Online)