Muller i gatshëm të rikthehet në Kombëtare: Më dhemb turpi që na e shkaktoi Spanja

  • E.K /
  • 22 November 2020 - 14:16
 Muller i gatshëm të rikthehet në Kombëtare: Më dhemb turpi që na e shkaktoi Spanja

Sulmuesi i Bayern Munich, Thomas Muller, ka thënë se është i gatshëm të rikthehet në ekipin kombëtar të Gjermanisë, nëse trajneri Joachim Low ndryshon mendje dhe vendos ta thërras, pas humbjes historike 6:0 që ia shkaktoi Spanja në Ligën e Kombeve.

Gjermania e humbi mundësinë të kualifikohej për finalet e Ligës së Kombeve, pasi u shkatërruar plotësisht nga Spanja në Sevillë të martën.

Ferran Torres shënoi het-trik, ndërsa Alvaro Morata, Rodri dhe Mikel Oyarzabal shënuan nga një herë për fitoren e thellë të Spanjës, falë të cilës skuadra e Luis Enriques përfundoi e para në Grupin 4 me 11 pikë.

Kjo disfatë, e cila ishte më e thella për Gjermaninë në 89 vjetët e fundit, ka bërë që e ardhmja e Low të jetë në dyshim.

Vitin e kaluar, ai vendosi t’i largojë përgjithmonë nga ekipi kombëtar yjet si Muller, Jerome Boateng dhe Matts Hummels. Por tani i është bërë thirrje ta rikthejë Mullerin, i cili shihet si lideri që po mungon gjermanëve në fushë.

Ylli i Bayernit foli për Sky Sport Germany rreth dhimbjes që e kishte ndier pas turpit që Spanja ia shkaktoi Gjermanisë: “Natyrisht se të dhemb. Natyrisht se vuan për bashkëlojtarët në klub, për lojtarët që i njeh, me të cilët ke luajtur dhe po ashtu për tifozët”.

“Siç kam thënë, asnjëri nga ne (ai, Boateng dhe Hummels) nuk kemi dhënë dorëheqje nga Kombëtarja”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)