Drejtori sportiv i Juventusit e zbulon të ardhmen e Ronaldos

  • E.K /
  • 22 November 2020 - 15:26
 Drejtori sportiv i Juventusit e zbulon të ardhmen e Ronaldos

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, foli në lidhje me të ardhmen e Cristiano Ronaldos. Portugezi përflitet se mund të largohet nga ekipi italian me dy destinacione të mundshme, PSG dhe Real Madrid.

Zyrtari i lartë i Juventusit i ka hedhur poshtë këta zëra dhe i konsideron si të papranueshëm, pasi nuk e mendojnë aspak diçka të tillë.

“Mund t’iu siguroj se e ardhmja e Cristiano Ronaldos është këtu te Juventusi”, tha Paratici.

“Ne nuk i kushtojmë shumë vëmendje zërave të tillë në merkato, pasi ka shumë çdo ditë”, tha ai për DAZN.

Ronaldo po bën mjaft mirë te Juve, madje i dha fitoren ekipit të tij dhe në ndeshjen kundër Caglarit 2-0 me dy golat e tij.

(Kosova Sot Online)