Ronaldo vazhdon me familjen e vjetër, edhe të ardhmen në stolin e Juventusit

  • S.A /
  • 23 November 2020 - 10:35
Ronaldo vazhdon me   familjen e vjetër,  edhe  të ardhmen në stolin e Juventusit

Ardhja e Andrea Pirlos në stolin e Juventusit e ka bindur Cristiano Ronaldon të ndihet i sigurt në Allianz Stadium dhe të qëndrojë të paktën deri në qershor të vitit 2022, sipas mediave italiane.

Thuhet se Pirlo i ka lënë mbresa të mira Ronaldos që prej ditës së parë si trajner i Juves, prandaj superylli portugez është i vendosur të qëndrojë për t’i ndihmuar ish-mesfushorit të fitojë në vitin e tij të parë si trajner.

Dhe Pirlo është i gatshëm ta lejojë 35-vjeçarin t’i arrijë synimet personale, duke e bindur sulmuesin veteran ta nderojë kontratën e cila i mbaron në qershor të vitit 2022.

Ronaldo e ka nisur sezonin në formë fenomenale, duke i shënuar tetë gola në pesë ndeshje në Serie A.

“Ronaldo është profesionist i madh, siç e dimë të gjithë, ai është shembull për të gjithë në stërvitje dhe në fushë. E vetmja këshillë që ia jap është të vazhdojë kështu”, tha Pirlo pas fitores së Juves kundër Cagliarit, falë dy golave të portugezit.

Tuttosport raporton se Ronaldo s’e ka ndërmend të largohet nga Juventusi një vit para se t’i mbarojë kontrata siç u raportua së fundmi dhe se ai e ka krijuar një lidhje me të, të ngjashme me atë që e kishte me Zinedine Zidane në Real Madrid.

(Kosova Sot Online )