Salah mposht koronavirusin, i gatshëm për Atalantën

  • S.A /
  • 23 November 2020 - 14:39
Salah mposht koronavirusin, i gatshëm për Atalantën

Muhamed Salah sot pritet t’u kthehet stërvitjeve me Liverpoolin pasi ylli i gjigantit anglez e ka kaluar koronavirusin.

Sulmuesi egjiptian ishte prekur nga COVID-19 para disa ditësh kur kishte marrë pjesë në ceremoninë martesore të vëllait të tij, për çka Salah ishte kritikuar shumë.

Mirëpo, Salah u mor në mbrojtje nga trajneri Jurgen Klopp. Ndërsa tani është shëruar plotësisht dhe nga e mërkura do të kërkojë t’u përgjigjet kritikave në fushën e lojës.

Salah është kthyer në Angli nga Egjipti dhe ka rezultuar negativ dhe nga sot mund të stërvitet me skuadrën për ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve që Liverpool do ta zhvillojë kundër Atalantës nga Italia.

Po ashtu, është edhe rikuperuar edhe futbollisti tjetër i Liverpoolit, brazilianit Fabinho, i cili edhe mbrëmë luajti si titullar në qendër të mbrojtjes në fitoren ndaj Leicesterit.

(Kosova Sot Online )