Real Madrid në krizë të thellë, ia mësyn “çmendurisht” Haalandit

  • S.A /
  • 23 November 2020 - 14:47
Real Madrid  në krizë të thellë, ia mësyn “çmendurisht” Haalandit

Real Madridi ia ka mësy seriozisht yllit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland. Madje, gjiganti spanjoll thuhet se është i vendosur ta paguajë me një çmim të lartë transferimin e yllit norvegjez në “Santiago Bernabeu”.

Sipas raportimeve të fundit të mediave spanjolle, madrilianët tashmë e kanë bërë ofertën e parë në klubin gjerman. Ata ia kanë ofruar Borussia Dortmundit një shumë prej 70 milionë eurosh për kartonin e Haaland.

Por jo vetëm kaq. Real Madridi është i gatshëm që kësaj oferte t’ia bashkojë edhe sulmuesin serb, Luka Joviç, në këmbim të norvegjezit.

Edhe nëse kjo ofertë refuzohet nga gjermanët, Real Madridi thuhet se e ka gati planin B ofertues pasi e dëshiron me çdo kusht futbollistin 20-vjeç, i cili po kalon nëpër një formë fenomenale.

Haaland deri më tani me Borusia Dortmundin i ka zhvilluar 11 ndeshje duke i shënuar 14 gola, bilanc ky jashtëzakonisht i mirë. 

(Kosova Sot Online )