Zyrtare: McGregor rikthehet në kafaz në janar

  • S.A /
  • 24 November 2020 - 09:09
Zyrtare: McGregor rikthehet në kafaz në janar

Conor McGregor do të rikthehet në kafazin e UFC-së më 23 janar kundër Dustin Poirier, ka njoftuar presidenti i UFC-së, Dana White. Edhe pse vendi i këtij meçi nuk dihet ende, White ka lënë të kuptohet se ka shumë mundësi të mbahet në Abu Dhabi. Ky njoftim e bën zyrtar rikthimin e McGregorit në kafazin e UFC-së, edhe pse Poirier e kishte konfirmuar meçin kundër irlandezit ditë më parë.

Edhe vetë McGregor kishte thënë për ESPN se kishte nënshkruar marrëveshje për të luftuar kundër Poirier më 23 janar. Irlandezi e ka mposhtur Poirierin në takimin e tyre të parë më 2014. McGregor do të rikthehet në kafaz gati një vit nga lufta e fundit. Më 18 janar 2020 ai e kishte mposhtur Donald Cerronen dhe e kishte njoftuar pensionimin. Në qershor, McGregor e njoftoi pensionimin nga UFC-ja për herë të tretë në katër vjetët e fundit, por pas meçit me Poirier ai mund ta organizojë një meç boksi me Manny Pacquio.

(Kosova Sot Online )