Real Madrid dhe Inter nisin bisedimet për shkëmbimin e dy yjeve

  • S.A /
  • 24 November 2020 - 12:18
Real Madrid dhe Inter nisin bisedimet për shkëmbimin e dy yjeve

Real Madridi dhe Interi kanë filluar me bisedime rreth një shkëmbimi të dy futbollistëve të tyre. Në këto bisedime janë vendosur mesfushorët Christian Eriksen dhe Isco, raporton “Sky Germany”.

Reprezentuesi nga Danimarka po konsiderohet në Itali transferim i dështuar nga Tottenham, dhe Interi është i gatshëm të heq dorë prej tij.

Kurse, Isco, gjithashtu ka kërkuar disa herë që të largohet nga “Santiago Bernabeu” për shkak të hapësirës së vogël për të luajtur.

Megjithatë, mbyllja e procesit të këtij shkëmbimi nuk mund të kryhet aq lehtë shkaku i vlerësimeve të futbollistëve. Real Madridi e vlerëson Iscon me 70 milionë euro, ndërsa Eriksen i kishte kushtuar Interit 30 milionë euro kur ishte liruar nga klubi anglez para gati një viti. 

(Kosova Sot Online )