Nuk udhëton në Ligën e Kampionëve shkaku i një karrige që nuk iu lëshua në autobus

  • S.A /
  • 24 nëntor 2020 - 15:22
Nuk udhëton në Ligën e Kampionëve shkaku i një karrige që nuk iu lëshua në autobus

Një ngjarje e pazakontë ndodh në Ligën e Kampionëve. Akterë i saj janë belgët e Club Brugge.

Kjo skuadër ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku sonte prej orës 21:00 do të luajë si mysafire e Borussia Dortmundit. Në këtë takim ekipit belg do t’i mungojë Emmanuel Dennis. Sulmuesi nigerian nuk mungon shkaku i koronavirusit apo ndonjë lëndimi. Por, për arsyeje që i gjen vetëm te adoleshentët.

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Dennis ka refuzuar të udhëtojë me skuadrën për shkak të një mosmarrëveshjeje me shokët e ekipit rreth ndarjes së karrigeve të autobusit. 

Mediat e huaja kanë zbuluar se Deniss e ka kërkuar një vend të preferuar të tij në autobus, i cili nuk i është dhënë nga shokët e ekipit. Me këtë rast ai është hidhëruar edhe ka refuzuar të udhëtojë duke u kthyer i vetëm në shtëpi, kurse pjesa tjetër e ekipit ka shkuar drejt Dortmundit. 

(Kosova Sot Online )