Vdes ish-sekretari i klubit të Trepçës ‘89

  • A.P /
  • 24 November 2020 - 18:13
Vdes ish-sekretari i klubit të Trepçës ‘89

Mesditën e së martës klubi i Trepçës ’89 ka marrë një lajm të hidhur, pasi ish-sekretari i klubit, Haxhi Fatmir Misini, ka ndërruar jetë

Misini edhe pas aktivitetit zyrtar gjithmonë ishte pran klubit mitrovicas, ku përcillte thuajse çdo ndeshje të ‘minatorëve’.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur klubi i Trepçës ’89 përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook, ku i kanë shprehur ngushëllime familjes Misini.

Më poshtë postimi i klubit mitrovicas

“Sot morëm një lajmë të hidhur, u nda nga ne Ish-Sekretari i klubit Haxhi Fatmir Misini. Haxhi Fatmiri sa ishte pjesë e klubit por edhe pas aktivitetit zyrtar i qëndroj gjithmonë besnik KF Trepçës’89, me ëndje përcjellke çdo ndeshje të KF Trepçës’89.

Njëherit Haxhi Fatmiri ka qenë Prindi i ish-lojtarit tonë Lindrit Misinit dhe sëbashku si Familje janë të njohur se japin kontributet e tyre në shumë klube sportive Mitrovicase.

Do të përkujtojmë si një Shok, dhe një Person i palodhshëm në çdo aspekt.

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

Me dhimbje por me një respekt të veçantë e gjithë Kryesia e KF Trepçës’89 Shprehim ngushëllime Familjes Misini.

KF Trepça’89 FC

Presidenti z. Abedin Zeka BEKI”.

(Kosova Sot Online)