Lazio starton pa Muriqin kundër Zenitit në Ligën e Kampioneve

  • A.P /
  • 24 November 2020 - 20:38
Lazio starton pa Muriqin kundër Zenitit në Ligën e Kampioneve

Vedat Muriqi nuk po arrin që të jetë startues të Lazio

Edhe pse është pritur, sulmuesi i Kombëtares se Kosovës Vedat Muriqi ka vazhduar që mos të paraqitet në formacionin startues.

Pasi që nuk startoi në mesjavë, ai nuk ka startuar edhe sonte për Lazion, derisa në vijën e sulmit Inzaghi ka vendosur dyshën tradiacionale, Immobile-Correa, në sistemin e tij të famshëm 3-5-2.

Po ashtu për Lazion ende nuk ka startuar as Thomas Strakosha, i cili ka disa javë që thuhet se është i testuar pozitiv me COVID-19, edhe pse në vikend u tha se ai është negativ në koronavirus.

Lazio luan sonte kundër Zenitit të Saint Petersburgut. Ndeshja e parë në mes të këtyre skuadrave kishte kaluar me barazim 1-1 dhe në këtë ndeshje kishte startuar Muriqi.

(Kosova Sot Online)