Lazio e Dortmundi bëjnë hapa të mëdhenj drejt kualifikimit

  • A.P /
  • 24 nëntor 2020 - 23:03
Lazio e Dortmundi bëjnë hapa të mëdhenj drejt kualifikimit

Borussia Dortmund ka fituar në shtëpi kundër skuadrës Club Brugge për të ruajtur vendin e parë në Grupin F. Fitore të rëndësishme në këtë grup ka arritur edhe Lazio të cilët mposhtën në shtëpi skuadrën e Zenitit

Borussia Dortmund-Club Brugge 3-0

Borussia Dortmund ka shënuar edhe fitoren e tretë radhasi në Ligën e Kampioneve. Nga katër ndeshje të zhvilluar, Dormund ka humbur vetëm kundër Lazios në ndeshjen e parë. Gjermanët epërsinë e parë në këtë ndeshje e patën në minutën e 18-të, kur Erling Haaland depërtoi mirë në anën e majtë derisa shënon golin e parë. Goli i dytë për Dortmund erdhi në minutën e parë shtesë të ndeshjes ku shënoi Jadon Sancho, një gol të bukur nga goditja e lirë. Edhe pjesa e dytë do të nis më mirë për Dortmund ku Haaland do të shënonte golin e tij të dytë personal në këtë ndeshje. Borussia Dortmund është në vendin e parë me 9 pikë dhe i duhet edhe një fitore apo barazim që ta siguroi kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Lazio-Zenit  3-1

Lazio e Vedat Muriqit ka shënuar fitore të vështirë në Olympico kundër Zenitit. Gjithçka filloi mirë për lazialët, kur Ciro Immobile do të shënonte një gol të bukur për Lazion në minutën e 3-të. Lazio do të shënonte edhe njëherë në minutën e 22-të e ku këtë herë gol nga largësia, po ashtu të bukur do të shënonte Marco Parolo. Zenit reagoi fill dhe shënoi gol në minutën e 35-të te ndeshjes. Në pjesën e dytë Lazio do ta shënonte edhe golin e tretë për të marrë frymë më lirshëm dhe ai do të vinte nga penalltia ku i saktë u tregua Immobile. Në këtë ndeshje nuk ka pasur asnjë minutë për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi. Lazio është në vendin e dytë të grupit me 8 pikë, katër më shumë se Club Brugge në vendin e tretë. Lazios i duhet edhe një fitore ose dy barazime për ta kaluar grupin, derisa Dortmund duhet të pres edhe një ndeshje që të konfirmohet në pozitën e parë të grupit F.

(Kosova Sot Online)