Zidane ka besim në ekip: Real Madridi shkon për fitore në Inter

  • S.A /
  • 25 November 2020 - 08:58
Zidane ka besim në ekip: Real Madridi shkon për fitore në Inter

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka këmbëngulur se skuadra e tij do të shkojë në Milano për fitore kundër Interit, pavarësisht se përballet me shumë mungesa shkaku i lëndimeve.

Madridi renditet në pozitën e tretë në Grupin B në Ligën e Kampionëve, një pikë mbi Interin, pasi e fitoi 3:2 ndeshjen e parë mes vete në Madrid.

Një fitore e dytë në grup këtë sezon do t’ia shtonte gjasat Realit për kualifikim në mesin e 16 më të mirëve, por Zidane nuk do të mundë të llogarisë në kapitenin Sergio Ramos, mesfushorin Federico Valverde dhe sulmuesin Karim Benzema.

Po ashtu, Madridi vjen në këtë takim nga një humbje 4:1 kundër Valencias dhe nga një barazim 1:1 me Villarrealin në dy ndeshjet e kaluara në La Liga.

Por Zidane nuk është i gatshëm ta shohë skuadrën e vet duke humbur përsëri.

“Jo, ne gjithmonë dalim në fushë për të fituar, gjithmonë duam të fitojmë. Nuk mund të mendojmë për barazim apo humbje. Krejt çfarë po ju them është se gjëja më e rëndësishme është të japësh gjithçka në fushë. Ne gjithmonë dalim në fushë për të fituar”, tha Zidane.

(Kosova Sot Online )