Mourinho e mban premtimin, i blen kofshe derri Reguilonit pasi e futi në xhep Mahrezin

  • S.A /
  • 25 November 2020 - 10:01
Mourinho e mban premtimin, i blen kofshe derri Reguilonit pasi e futi në xhep Mahrezin

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, e ka mbajtur premtimin ndaj Sergio Reguilonit dhe ia ka blerë një kofshe derri me çmim prej rreth 600 eurosh, për paraqitjen e mrekullueshme që e bëri në fitoren kundër Manchester City. Mbrojtësi i majtë spanjoll ishte i mrekullueshëm të shtunën, duke e mbajtur në xhep anësorin e City, Riyad Mahrez, me çka i ndihmoi Tottenhamit të fitojë 2:0 në Tottenham Hotspur Stadium. Mahrez u përpoq ta driblojë Reguilonin katër herë dhe dështoi secilën herë. Loja e tij madhështore e mori shpërblimin e dëshiruar.

Në një reagim në Instagram, Mourinho zbuloi se i kishte premtuar përfaqësuesit spanjoll kofshe derri të shtrenjtë dhe cilësore. “Premtimi është premtim. Më kushtoi 500 funte (rreth 600 euro) por unë i mbaj premtimet”, shkroi Mourinho në Instagram.

(Kosova Sot Online )