Mendoja se Ronaldo ishte më i miri në botë, por Messi më bëri të heq dorë nga futbolli – thotë Boateng

  • S.A /
  • 25 November 2020 - 11:11
Mendoja se Ronaldo ishte më i miri në botë, por Messi më bëri të heq dorë nga futbolli – thotë Boateng

Kevin-Prince Boateng ka thënë se Lionel Messi ishte aq madhështor gjatë kohës së tij në Barcelonë, saqë i kishte shkuar mendja ta linte futbollit plotësisht.

Boateng iu bashkua gjigantit katalonas në një marrëveshje huazimi befasues nga Sassuolo në janar të vitit 2019 dhe ia doli ta fitojë titullin në La Liga gjatë qëndrimit të tij gjashtëmujor, pavarësisht se luajti pak.

Sulmuesi 33-vjeçar u kthye në Serie A atë vit duke iu bashkuar Fiorentinës dhe pastaj luajti edhe për Besiktasin, para se t’i bashkohej Monzas në Serie B këtë sezon.

Duke e kujtuar kohën që e kaloi në Camp Nou në sezonin 2018/19, Boateng e pranon se mezi e kishte besuar se një ekip si Barça e donte atë kur e kuptoi se katalonasit interesoheshin për të.

“Gjashtë muajt në Barcelonë ishin të jashtëzakonshëm. Në fillim, s’e besoja. Mendoja se Espanyoli më donte, jo Barcelona e vërtetë”, tha Boateng.

“Stërvitjet me Messin më lanë gojëhapur. Gjithmonë thosha se Cristiano Ronaldo ishte më i miri në botë, por Messi është diçka tjetër. Messi nuk është normal”, shtoi ai.

“Duke stërvitur më të, u ndjeva i padobishëm për herë të parë karrierën time. Ai bënte gjëra të jashtëzakonshme. Thashë me vete: ‘Kaq ishte për mua, po e lë futbollin!”, tregoi ai.

(Kosova Sot Online )