Koronavirusi ia përkeqëson gjendjen trajnerit të njohur shqiptar, dërgohet në Turqi

  • S.A /
  • 25 November 2020 - 11:40
Koronavirusi ia përkeqëson gjendjen trajnerit të njohur shqiptar, dërgohet në Turqi

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, prej dy javësh është infektuar me “COVID-19”. Teksa pritej që gjendja e tij të stabilizohej, gjendja iu është rënduar.

Këtë e ka konfirmuar edhe klubi i Kukësit, teksa nëpërmjet një postimi shkruan se trajneri është nisur mëngjesin e sotme drejt Stambollit, për trajtim të specializuar për mushkëritë.

Në njoftimin e klubit shqiptar thuhet:

“Klub Kukësi njoftoi se trajneri Skënder Gega ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Turqisë. Gjendja shëndetësore e trajnerit u rëndua ditët e fundit dhe për një trajtim më të specializuar për mushkëritë, ka udhëtuar drejt Stambollit. Koronavirusi i ka prekur mushkëritë trajnerit dhe gjendja e rënduar e ditëve të fundit e ka detyruar të shtrohet për një mjekim më të specializuar në një spital të njohur në Turqi. Drejtuesit e Kukësit kanë marrë të gjitha masat për t’i qëndruar pranë trajnerit në këtë moment të vështirë që po kalon. Klubi i uron trajnerit shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në krye të skuadrës”, thuhet në njoftimin e Kukësit. 

(Kosova Sot Online )