Ibrahimoviç do të luan futboll edhe në pleqri: Ideja ime është që të fitoj deri në moshën 50-vjeç

  • S.A /
  • 25 November 2020 - 13:36
Ibrahimoviç do të  luan futboll edhe në pleqri: Ideja ime është që të fitoj deri në moshën 50-vjeç

Zlatan Ibrahimoviç është i lënduar dhe do të pushojë së paku dhjetë ditë. Por, suedezi po fiton në futboll edhe kur po pushon. Sulmuesi i Milanit e ka fituar mbrëmë “Topin e Artë” në Suedi, të cilin çmim e ka kthyer në duart e tij pas katër vjetësh mungesë falë paraqitjeve fantastike me Milanin.

“Do ta vazhdojë karrierën së paku deri të kthehen tifozët në stadiume sepse nuk mund ta mbylli karrierën time në stadium të boshatisur. Jam 39-vjeç, por ideja ime është të fitojë derisa të bëhem 50-vjeç”, ka deklaruar Ibra.

Përpos çmimit, Ibrahimoviç e ka fituar edhe mundësinë e rikthimit në Kombëtaren Suedeze dhe kjo i është bërë e qartë nga suedezët, madje edhe nga vet selektori Jane Anderson.

“Mbaj mend që në vitin 2016 ishte ai që ma tha qartësisht se nuk donte më të ishte i përfshirë në projektin e Suedisë dhe unë e respektova zgjedhjen e tij. Prandaj, nëse Zlatani kërkon të rikthehet, duhet të jetë vetë ai që duhet ta kërkojë dhe të ma kërkojë. Më pas do të më takojë mua që ta menaxhoj këtë gjë. Ibra ka formën e një 20- vjeçari? Mua nuk më habisin cilësitë që ai ka, por uria që po tregon ende në këtë moshë, kjo po që është diçka e pazakontë”. 

(Kosova Sot Online )