S’ka transferim për Rashicën, Leverkusen është ftohur prej tij

  • S.A /
  • 25 nëntor 2020 - 13:48
S’ka transferim për Rashicën, Leverkusen është ftohur prej tij

 

Milot Rashicës assesi nuk po i hapet rruga e largimit nga Werder Bremen. Pasi dështoi në afatin e fundit kalimtar, ylli i Kombëtares së Kosovës ka shumë mundësi të mbetet në të njëjtin klub edhe pas afatit kalimtar të janarit. Rashica me shumë gjasë do të largohet nga Werder Bremen vetëm në verën e ardhshme.Kjo pasi Bayer Leverkuseni është ftohur në situatën e  transferimit të tij. Këtë e ka bërë të ditur gazeta e madhe gjermane, “Bild””.

Në fakt, Rashica ishte shumë pranë kalimit në këtë skuadrër gjatë verës së kaluar, por transferimi dështoi në ditën e fundit të afatit kalimtar dhe lojtari mbeti në Werder Bremen, ndonëse të interesuar kishte edhe klube tjera evropiane.

Rashica nuk është në formë optimale. Eshtë larg formës së sezonit të kaluar. Deri më tani nuk e ka shënuar asnjë gol, kurse klubi dëshiron ta shes kartonin e tij gjatë dimrit pasi kështu do të mund të përfitonte më shumë para.

Mesfushori me tipare sulmuese ka kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2022. AI luan për Werder Bremenin nga viti 2018 kur ishte transferuar nga Vitesse. 

(Kosova Sot Online )