Topalli titullarë në fitoren Yeni Malatyaspor në Kupën e Turqisë

  • A.P /
  • 25 November 2020 - 17:16
Topalli titullarë në fitoren Yeni Malatyaspor në Kupën e Turqisë

Jetmir Topallli ka nisur të përshtatet me futbollin turk, derisa ai ka luajtur titullar në fitoren e fundit të Yeni Malatyasporit.

Në ndeshjen e fundit, Malatyaspori fitoi me rezultat të pastër 2:0 kundër Etimesgut në kuadër të Kupës së Turqisë.

Ish-futbollisti i Ballkanit luajti 87 minuta në këtë ndeshje.

Golat e fitores i realizuan Umut Bulut dhe Benjamin Tetteh.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për rundin e katërt të Kupës së Turqisë.

Kjo ishte paraqitja e katërt e Topallit me fanellën e Malatyasporit.

Ndryshe, Topalli u transferua te klubi turk në verën që lamë pas nga skuadra e Ballkanit.

(Kosova Sot Online)