Muriqi mungoi në seancën stërvitore të Lazios, mediat italiane thonë se ai është lënduar

  • A.P /
  • 25 nëntor 2020 - 17:50
Muriqi mungoi në seancën stërvitore të Lazios, mediat italiane thonë se ai është lënduar

Sulmuesi i Kosovës ka luajtur 20 minuta me Lazion mbrëmë, në kuadër të ndeshjes kundër Zenitit në Ligën e Kampionëve

Muriqi nuk startoi dje por luajti në fund të ndeshjes për 20 minuta derisa prej transferimit të skuadra italiane Muriqi ende nuk e ka gjetur golin.

Me sa duket në këtë ndeshje ai ka pësuar edhe një lëndim.

Kjo është raportuar nga mediumi italian, Il Messaggero”, të cilët kanë shkruar se Muriqi ka pësuar një tërheqje muskulore dhe sonte pritet që t’i nënshtrohet një fotografimi nga mjekët e këtij klubi.

(Kosova Sot Online)