Interit i duhet fitorja sonte për kualifikim në Ligën e Kampionëve

  • A.P /
  • 25 November 2020 - 20:19
Interit i duhet fitorja sonte për kualifikim në Ligën e Kampionëve

Interi pret sonte në San Siro skuadrën e Real Madridit

Sonte, në vigjilje të vdekjes se Diego Maradonës do të zhvillohet një derbi i kësaj jave në Ligën e Kampionëve, Inter-Real Madrid.

Të dyja skuadrave ju duhet fitorja pasi që fitorja e Borussia Monchengladbach kundër Shakhtarit ka bërë që skuadra gjermane të prijë në grup me 4 pikë.

Interi ende nuk ka regjistruar asnjë fitore në Ligën e Kampionëve nga tri ndeshje, ku ka barazuar në dy dhe ka humbur ndeshjen e parë kundër Real Madridit.

Edhe Real Madrid nuk i ka punët mirë pasi që skuadra e Zinedine Zidane ka vetëm katër pikë dhe për momentin është në vendin e tretë të Grupit B të Ligës së Kampionëve.

Eden Hazard, Mariano Diaz dhe Vazquez janë treshja sulmuese e Zidane sonte derisa për Interin ka startuar Romelo Lukaku e Lautaro Marttinez në sulm.


(Kosova Sot Online)