Vështirësohen punët për Interin pas humbjes nga Real Madridi

  • A.P /
  • 25 November 2020 - 23:13
Vështirësohen punët për Interin pas humbjes nga Real Madridi

Interit i janë vështirësuar shumë punët pasi që ka humbur sonte në San Siro me rezultat 0-2. Hazard dhe Rodrygo ishin golashënuesit për Los Blancos të cilët kështu rikthehen në luftë për vendin e parë me Borussia Monchengladbach me të cilët luajnë ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve 

Real Madridi e ka mposhtur në shtëpi Interin, për të bërë kështu një hap të madh në rrugën e tyre për kualifikim tutje në Ligën e Kampionëve.

Real Madrid do të kalonte shumë herët në epërsi në këtë ndeshje pasi që do të akordohej penallti në favor të tyre, të cilën në gol do ta shndërronte Eden Hazard në minutën e 7 të ndeshjes.

Interi tentoi të rikthehet në lojë por ata ishin të pafuqishëm përballë Los Blancos.

Për me keq gjërat do të vështirësoheshin kur në minutën e 33-të nga loja përjashtohet Arthuro Vidal duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Në pjesën e dytë, me 10 lojtarë, Interi prapë ishin të pafuqishëm përballë Los Blancos dhe do të pësonin edhe golin e nokdaunit në minutën e 59-të, të cilin e shënoi Rodrygo.

Real Madrid me këtë fitore del në vendin e dytë me 7 pikë, derisa Inter mbetet me 2 pikë në tabelë dhe duhet t’i fitojë dy ndeshjet e fundit kundër liderit Borussia Monchengladbach që ka 8 pikë në grup dhe Shakhtar Donetsk që ka katër.

Me të dyja këto skuadra Inter do të përballet në xhirot e fundit.

Në anën tjetër, në ndeshjen më herët të Grupit B që u luajt në orën 19:00, Borussia Monchengladbach ka mposhtur me rezultat 4-0 Shakhtar Donetsk. 

(Kosova Sot Online)