E pranon Klopp: Liverpooli e meritoi humbjen kundër Atalantës

  • S.A /
  • 26 November 2020 - 09:06
E pranon Klopp: Liverpooli e meritoi humbjen kundër Atalantës

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka pranuar se ekipi i tij e meritoi humbjen të mërkurën kundër Atalantës në Ligën e Kampionëve.

Josip Ilicic dhe Robin Gonses shënuan në një hapësirë prej pesë minutave në pjesën e dytë për fitoren e Atalantës 2:0 kundër Liverpoolit në Anfield.

Kjo ishte humbja më e thellë e Kloppit në Anfield si trajner dhe për më tepër të kuqtë dështuan ta regjistronin qoftë edhe një goditje të vetme në kornizën e portës.

Klopp e pranoi pas ndeshjes së Liverpooli e mori atë që e meritoi më së shumti.

“Nuk ishte ndeshje e mirë. Të dy ekipet nuk krijuan shumë deri në çastin kur u shënuan golat”, tha Klopp për BT Sport.

Ai shtoi: “Ishte humbje e merituar në një ndeshje të vështirë. Gjyqtari nuk i ra pipit shpesh dhe kjo e bëri edhe më të vështirë për të dy skuadrat. Ne i patëm çastet tona por nuk krijuam shanse”. 

(Kosova Sot Online )