FIFA-s i bëhet thirrje ta pensionojë numrin 10 përgjithmonë, për nder të Maradonës

  • S.A /
  • 26 November 2020 - 08:29
FIFA-s i bëhet thirrje ta pensionojë numrin 10 përgjithmonë, për nder të Maradonës

Trajneri i Marseille, Andre Villas-Boas, ka bërë thirrje që fanella me numrin 10 në futboll të pensionohet dhe të mos përdoret nga asnjë ekip, në nderim të Diego Maradonës, i cili vdiq të mërkurën në moshën 60-vjeçare.

Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën në vitin 1986 dhe ish-heroi i Napolit, Barcelonës dhe Boca Juniors, vdiq të mërkurën pas një sulmi në zemër.

Homazhe për humbjen e njërës prej figurave më të dashura në botën e futbollit janë duke u bërë anë e mban botës, me heroin tjetër argjentinas Lionel Messi që e ka përshkruar Maradonën si të përjetshëm.

Maradona do të mbahet në mend si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të këtij sporti dhe numri 10 që ai e barte në fanellë është sinonim i një lojtari të mrekullueshëm.

Vilas-Boas është pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Maradonës dhe beson se FIFA duhet ta nderojë atë duke e pensionuar numrin 10 në gjithë botën.

“Është një lajm shumë i keq”, tha Villas-Boas.

“Lajm i rëndë vdekja e Maradonës, do të doja që FIFA ta pensionoj numrin 10 në të gjitha garat për të gjitha ekipet”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )