Bota e futbollit po vajton për Maradonën

  • 26 November 2020 - 13:09
Bota e futbollit po vajton për Maradonën

Bota e futbollit po vajton për Maradonën

Bota po bën homazhe në nderim të Diego Armando Maradonës. Legjenda e futbollit botëror ndërroi jetë të mërkurën në moshën 60-vjeç pas një arresti kardiorespirator.

Shuarja e dhjetëshit legjendar ka shkaktuar pikëllim të madh te miliona njerëz në mbarë botën.

Në Argjentinë, në vendin ku është lindur dhe ku vdiq legjenda, njerëzit po përjetojnë shok të jashtëzakonshëm. Autoritet atje shpallën tri ditë zie në shenjë nderimi për Maradonën, me të cilin Argjentina ishte shpallur edhe kampione e botës.Pikëllim të madh pati edhe në Itali. Në Napoli – ku Maradona e kishte shkruar historinë me klubin e këtij qyteti – po ashtu u shpallë ditë zie. Atje njerëzit dolën në rrugë për të bërë homazhe në shenj respekti për Maradonën duke ndezur edhe qirinj. Bota po vajton për Maradonën

Bota po bën homazhe në nderim të Diego Armando Maradonës. Legjenda e futbollit botëror ndërroi jetë të mërkurën në moshën 60-vjeç pas një arresti kardiorespirator.

Shuarja e dhjetëshit legjendar ka shkaktuar pikëllim të madh te miliona njerëz në mbarë botën. Në Argjentinë, në vendin ku është lindur dhe ku vdiq legjenda, njerëzit po përjetojnë shok të jashtëzakonshëm. Autoritet atje shpallën tri ditë zie në shenjë nderimi për Maradonën, me të cilin Argjentina ishte shpallur edhe kampione e botës.

Pikëllim të madh pati edhe në Itali. Në Napoli – ku Maradona e kishte shkruar historinë me klubin e këtij qyteti – po ashtu u shpallë ditë zie.

Atje njerëzit dolën në rrugë për të bërë homazhe në shenj respekti për Maradonën duke ndezur edhe qirinj.

Ndërkohë, napolitanët po planifikojnë që stadiumit të tyre t’ia vendosin emrin e futbollistit legjendar me të cilin i kishin arritur sukseset më të mëdha në historinë e Napolit. Kurse, FIFA, UEFA dhe shumë organizata tjera botërore, klube të futbollit, liderë botëror, kanë nda dhimbjen me Argjentinën me rastin e vdekjes së Maradonës. Në Federatën e Futbollit të Argjentinës një telegram ngushëllimi shkoi edhe nga Prishtina, nga Federata e Futbollit e Kosovës. Për Maradonën lutje u bën edhe në Vatikan, ku Papa Françesku po ashtu i ka kujtuar takimet me bashkëkombësin e tij tashmë të ndjerë. 

Ndërkohë, një propozim i madh për ta nderuar të papërsëritshmin erdhi nga Franca.

Trajneri i Olimpique Marseillet, Andre Villas-Boas, i bëri thirrje publike FIFA-s që ta pensionoi fanellën me numrin 10-të që e mbante Maradona, dhe i njëjti numër të mos përdoret më në asnjë garë dhe në asnjë skuadër të futbollit. Vdekja e legjendës argjentinase e mërziti jashtëzakonisht shumë legjendën tjetër botërore, Brazilianin Pele, i cili e shprehu pikëllimin e tij me një deklarim prekës. “Është e trishtueshme të humbasësh miqtë në këtë mënyrë. Me siguri një ditë do të luajmë futboll së bashku në qiell”, tha Pele. Edhe ylli i një epoke më të re, Lionel Messi, u shoku me rastin e ndarjes nga jeta të Maradonës, duke e shprehur pikëllimin e tij. “Një ditë shumë e trishtueshme për ne argjentinasit dhe për botën e futbollit. Ai na la, por nuk largohet, pasi Diego është i përjetshëm. Ruaj të gjithë momentet e bukura të kaluara me të dhe i shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij”, deklaroi Leo Messi. Kurse, ylli tjetër botëror, Cristiano Ronaldo, e vlerësoi Maradonën si futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave. “Më i miri i të gjitha kohërave. po lë një boshllëk që nuk do mbushet kurrë. Pusho në paqe”, u shpreh portugezi. Thuajse nuk ka mbetur futbollist dhe trajner nga mbarë bota pa bërë homazhe për humbjen e madhe të një ikone të futbollit. Kurse, mediat nga mbarë bota në fokus e mbajnë shuarjen e Maradonës dhe me nostalgji e kujtojnë karrierën e tij prej një gjeniu.

(Kosova Sot Online )