Krijohet kaos i madh teksa i jepnin lamtumirën e fundit Maradonës

  • S.A /
  • 26 November 2020 - 16:07
Krijohet kaos i madh  teksa i jepnin lamtumirën e fundit Maradonës

Arkivoli me trupin e Diego Maradonës gjatë gjithë ditës ka qëndruar në një vend të caktuar, ku fansa të shumtë kanë shkuar për t’i bërë homazhe dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit legjendës, nj% prej më të mirëve në histori.

Arkivoli ishte i mbuluar me flamur të Argjentinës dhe me fanellën e Argjentinës me numrin 10.

Është çmenduri se çfarë do të thotë Maradona për shumë kë, edhe më mirë e tregon kjo video ku madje në padurim për të hyrë dhe për t’i kaluar pranë arkivolit të Maradonës, ndodhën edhe incidente jashtë objektit mes tifozëve dhe policisë, që mund t’i shikoni më poshtë.

Maradona ndërroi jetë të mërkurën në moshën 60 vjeçare.

(Kosova Sot Online )