Roma mysafirë i Cluj sonte, synon fitore për pozitën e parë

  • A.P /
  • 26 November 2020 - 20:14
Roma mysafirë i Cluj sonte, synon fitore për pozitën e parë

AC Roma është mysafirë i CFR Cluj sonte derisa mysafirët synojnë fitore për të arritur në kuotën e 10 pikëve

Roma e kërkon fitoren sonte në Rumani kundër CFR Clujit.

Skuadra romake është në vendin e dytë të Grupit A të Europa Ligës dhe me një fitore eventuale do të bënte 10 pikë pasi momentalisht ka 7, aq sa ka edhe Young Boys në pozitën e dytë.

Fonseca sonte sulmin ja ka besuar sulmuesit të huazuar nga Real Madrid, Mayoral derisa pas tij do të luajnë Carles Perez dhe Lucas Pellegrini.

Mbrojtësi i Kombëtares se Shqipërisë, Marash Kumbulla nuk luan për shkak të një lëndimi që ka pësuar në fillim të këtij muaji.

(Kosova Sot Online)