Arsenal fiton dhe kalon në fazën nokdaun në Europa Ligë

  • A.P /
  • 26 November 2020 - 20:57
Arsenal fiton dhe kalon në fazën nokdaun në Europa Ligë

Arsenali e ka mundur me rezultat 0-3 skuadrën e Moldes dhe është kualifikuar në fazën nokdaun të Europa Ligë. Nga katër ndeshje Arsenal ka fitore dhe ka marrë 12 pikë në Grupin B të Europa Ligës

Arsenali është kualifikuar sonte në mesin e 32 skuadrave më të mira në Europa Ligë, pasi që mposhti me rezultat 0-3 skuadrën norvegjeze të Moldes.

Pjesa e parë e këtij takimi përfundoi me rezultat 0-0, por Arsenal pati disa mundësi të mira për shënim që nuk i shfrytëzoi si duhet.

Në pjesën e dytë, Arsenal do të shënonte qysh herët gol.

Goli erdhi në minutën e 50-të dhe ishte një super gol i Nicolas Pepe.

Pesë minuta më vonë, Arsenali do të shënonte gol përsëri dhe kësaj here i saktë ishte Nelson që shënoi nga afërsia.

Arsenali nuk u ndal dhe arriti të goli i tretë në minutën e 83 ku do të shënonte talenti i kësaj skuadre, i riu, Florian Balogun.

Molde nuk arriti që të bëj më shumë në këtë ndeshje derisa do të shpresoj që të kualifikohet tutje nga pozita e dytë, pasi që dy ndeshjet e para ajo i ka fituar.

Arsenali me këtë fitore kalon në fazën tjetër të Europa Ligë nga vendi i parë, derisa Molde me gjasë do të luftojë me Rapid Vjenën për vendin e dytë.

(Kosova Sot Online)