Napoli e nderon me fitore kujtimin për Maradonën

  • A.P /
  • 26 November 2020 - 22:56
Napoli e nderon me fitore kujtimin për Maradonën

Napoli ka luajtur sot kundër Rijekës në kuadër të xhiros së katër të Europa Ligës. Skuadra e Napolit, e cila ishte bërë kampion dy herë gjatë kohës sa ishte aty Maradona, ka kujtuar në fillim ikonën e klubit të vet para se ta nderojë atë me një fitore prej 2-0 kundër Rijkës dhe ta merrë kryesimin në Grupin F të Europa Ligës

Napoli e ka nderuar sot me një fitore kujtimin për Maradonën, derisa ka mposhtur me rezultat 2-0 skuadrën kroate, Rijeka të Kroacisë.

Pjesa e parë filloi me një ritëm të ngadalshëm kurse tërë momentet ju dedikuan legjendës së këtij klubi, Diego Armando Maradona, që kishte fituar dy tituj me Napolin në Itali dhe një Kupë të UEFAs.

Goli i parë erdhi në minutën e 41-të të ndeshjes ku do të shënonte Matteo Politano.

Në pjesën e dytë Rijeka pati disa tentime për gol por nuk ia doli që ta barazoi rezultatin.

Napoli mori drejtimin e ndeshjes dhe shënoi edhe golin e dytë. Kësaj radhe ishte Lozano që shënoi në minutën e 75-të.

Me këtë fitore, Napoli është në vendin e parë me 9 pikë derisa pas tyre është Real Sociedad e Adnan Januzaj që ka shtatë pikë dhe sonte dështoi të fitonte kundër Az Alkmaar në Holandë që po ashtu ka 7 pikë,.

Në vendin e fundit është Rijeka me zero pikë.

Javën e ardhshme Napoli udhëton në Holandë ku përballet me AZ Alkmaarin derisa Real Sociedad pret Rijekën në Spanjë. 

(Kosova Sot Online)