Spurs i deklasojnë bullgarët e Ludogorets, Winks shënoi supergol

  • A.P /
  • 26 November 2020 - 23:09
Spurs i deklasojnë bullgarët e Ludogorets, Winks shënoi supergol

Tottenham Hotspurs e ka mundur me rezultat 4-0 skuadrën e Ludogoretz Razgrad të Bullgarisë. Dy gola i shënoi talenti i kësaj skuadre Vinicius në pjesën e parë, derisa Harry Winks e Moura shënuan në pjesën e dytë. Tottenham janë në vendin e dytë në Grupin J, pas Royal Antwerp të Belgjikës

Tottenham Hotspur ka vazhduar formën e mirë edhe në Europa Ligë, ku sonte ka mposhtur skuadrën bullgare me rezultat 4-0 në Londër.

Dy golat e parë në këtë ndeshje u shënuan nga Vinicius në minutën e 16 dhe dhe 34-të, me të cilën epërsi Tottenham do ta përfundonte pjesën e parë.

Në pjesën e dytë ishte Harry Winks që do të shënonte golin më të bukur ndoshta sonte në Europa Ligë.

Mesfushori anglez bëri një goditje nga larg 40 metrave duke parabolluar portierin e skuadrës bullgare.

Për ta volosur këtë ndeshje aty do të ishte Lucas Moura i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 73-të.

Me këtë fitore, Tottenham është në vendin e dytë më 9 pikë, aq sa ka edhe Royal Antëerp në vendin e parë.

Ndeshjen e ardhshme, Tottenham e zhvillon kundër LASK Linzit, derisa Royal Antëer luan në shtëpi kundër Ludogoretsit.

(Kosova Sot Online)