“Real Madridi ka nevojë për katër ose pesë lojtarë”

  • G.G /
  • 27 November 2020 - 12:13
“Real Madridi ka nevojë për katër ose pesë lojtarë”

Jose Miguel González Martín del Campo, Michel, mendon se Real Madridi ka nevojë edhe për disa lojtarë për të ndërtuar një skuadër më të mirë për të ardhmen.

Legjenda e Real Madridit mendon se me largimin e Cristiano Ronaldos, Reali duhet patjetër të investojë seriozisht, diçka që nuk e ka bërë, vecuar blerjen e vetme të madhe, Eden Hazard, i cili ende s’po e gjen veten te Los Blancos.

“Mbappe apo Haaland? Do t’i shfrytëzoja ato para në katër apo pesë lojtarë. Haaland më pëlqen shumë, shënon gola nga çdo pozicion. Por, Madridi ka nevojë për katër ose pesë lojtarë. Në dy vitet e fundit (pas largimit të Ronaldos), ata kanë rënë 1/8 e finales nga Championsi. Kanë nevojë për më shumë stabilitet, kjo do të forconte skuadrën”, u shpreh Michel.

Michel thumboi edhe Zinedine Zidanin.

Ai thotë se është i befasuar se si ende Madridi nuk ka një identitet loje me Zizun, pavarësisht se me të kanë fituar tre trofe me radhë të Ligës së Kampionëve, mbi 10 total në të gjitha garat në pak vite. 

(Kosova Sot Online)