Michel: “Nuk mund ta imagjinoj Messin në një tjetër ekip”

  • G.G /
  • 27 November 2020 - 12:18
Michel: “Nuk mund ta imagjinoj Messin në një tjetër ekip”

Michel, ish futbollisti i Real Madridit, ka deklaruar se Lionel Messi mund të vazhdojë të qëndrojë në Barcelonë.

Ai thotë se nuk e sheh 33-vjeçarin jashtë klubit të fëmijërisë, pasi “Barça është krijuar për të”.

Leo deshi të largohet nga Barcelona edhe gjatë verës, por ish presidenti tashmë, Jose Maria Bartomeu, nguli këmbë dhe e mbajti atë, të paktën edhe për një vit, pasi i skadon kontrata në qershor të vitit 2021.

Tani ka zëra se mund të largohet në janar me Manchester Cityn që interesohet më së shumti për ta ribashkua me Pep Guardiolën.

“Nuk e shoh Messin jashtë Barcelonës sepse nuk mund ta imagjinoj atë në një tjetër ekip. Barça është e bërë për të”, tha Michel.

“City? Duhet të shpenzoni para dhe ta rrethoni atë me lojtarë”. 

(Kosova Sot Online)