S’ka shpëtim,Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli

  • G.G /
  • 27 November 2020 - 12:20
S’ka shpëtim,Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli

Elseid Hysaj po kalon javët e tij të fundit në aventurën te Napoli.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare i cili gjatë kësaj periudhe nuk ka luajtur pasi ka qenë pozitiv me koronavirus me shumë gjasa jo vetëm që nuk do të rinovojë kontratën e tij me të kaltrit, por në janar do të largohet nga Napoli.

Lajmi raportohet nga mediat italiane dhe më konkretisht ato që qëndrojnë afër klubit napoletan.

“Calcionapoli24” ka bërë të ditur se mbrojtësi shqiptar do të firmosë në ditët e para të janarit me klubin e tij të ri.

Emri i klubit mbetet një mister, por në mediat pranë skuadrës së kaltër janë të sigurt se Hysaj do t’i japë lamtumirën skuadrës së De Laurentiis për të gjetur një opsion më të rëndësishëm nga pikëpamja financiare, po brenda Serisë A.

(Kosova Sot Online)