Kosova nuk lëvizë në ranglistën e FIFA-s, përparon Shqipëria

  • G.G /
  • 27 November 2020 - 12:35
Kosova nuk lëvizë në ranglistën e FIFA-s, përparon Shqipëria

Kombëtarja e Kosovës nuk ka ndryshuar në renditjen e FIFA-s. “Dardanët” mbesin në vendin e 117-të edhe në renditjen e re të FIFA-s për muajin nëntor.

Kosova është vendosur në vazon e pestë ku janë edhe Armenia, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Estonia, Kosova, Kazakistani, Lituania, Letonia dhe Andorra.

Kurse, falë sukseseve ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë në Ligën e Kombeve, Shqipëria ka arritur të fitojë 3 vende në renditjen e re të FIFA-s. Shqipëria pozicionohet e 66-ta me 1360 pikë, por pavarsisht kësaj ka mbetur në vazon e 4-t për shortin e kualifikueseve të Botërorit 2022 që do të hidhet në 7 dhjetor në Zurich.

Belgjika vazhdon të kryesojë renditjen e FIFA-s dhe është në vazon e parë.

VAZO 2: Zvicra, Uellsi, Polonia, Suedia, Austria, Ukraina, Serbia, Turqia, Sllovakia dhe Rumania

VAZO 3: Rusia, Hungaria, Irlanda, Çekia, Norvegjia, Irlanda e Veriut, Islanda, Skocia, Greqia dhe Finlanda

VAZO 4: Bosnje Hercegovina, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bullgaria, Izraeli, Bjellorusia, Gjeorgjia dhe Luksemburgu

VAZO 5: Armenia, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Estonia, Kosova, Kazakistani, Lituania, Letonia dhe Andorra

VAZO 6: Malta, Moldavia, Lihtenshtejni, Gjibraltari dhe San Marino. 

(Kosova Sot Online)