Kosova humbet thellë në Turqi nga Rusia

  • E.K /
  • 27 November 2020 - 20:45
 Kosova humbet thellë në Turqi nga Rusia

Vashat e Kosovës janë mposhtur me rezultat të thellë në ndeshjen kundër Rusisë që u zhvilluar në Ankara të Turqisë me rezultat 3-0. Të gjitha golat në këtë ndeshje u shënuan në pjesën e parë.

Kombëtarja e Kosovës e femrave në futboll ka pësuar humbje prej 3-0 kundër Rusisë, në një ndeshje e cila u zhvillua në Ankara.

Kosova gjendet në grupin A ku është Holanda, Rusia, Sllovenia, Turqia dhe Estonia.

Rusia e kreu punën e tyre që në pjesë të parë pasi që shënuan të tre golat.

Goli i parë erdhi në minutën e 6-të nga Marina Federova.

Tre minuta më vonë shënoi Alsu Abdulina kurse në minutën e 12 shënoi përsëri Federova.

Kosova ka për ta luajtur edhe një ndeshje dhe atë kundër liderit të Grupit A, Holandës, e cila Kombëtare tashmë e ka siguruar pjesëmarrjen në kampionatin e EURO.

Momentalisht Kosova është në vendin e katër me 12 pikë dhe duket se do ta përfundojë aventurën në këtë vend pasi që vendi i pestë, Turqia ka vetëm 5 pikë dhe ka mbetur vetëm një xhiro deri në përfundim të këtyre kualifikimeve.

(Kosova Sot Online)