Interi: “Eriksen nuk po na përshtatet, do të largohet”

  • A.P /
  • 28 November 2020 - 16:25
Interi: “Eriksen nuk po na përshtatet, do të largohet”

Eriksen do të largohet nga Interi në janar.

Tashmë është e konfirmuar, Beppe Marota ka bërë të ditur se Christian Eriksen do të kërkojë të largohet nga klubi në afatin kalimtar të janarit.

Arsyeja pse s’po luan, sipas tij, është për shkak se nuk i përshtatet lojës së Interit.

“Nëse ai nuk luan deri në janar, është e qartë se do të kërkojë të largohet nga klubi. Vendosëm ta blejmë atë nga Spurs një vit më parë për 20 milionë euro sepse ishte marrëveshje e mirë, ndoshta ai nuk është i përshtatshëm për stilin tonë të lojës”, u shpreh Marotta, duke ia treguar derën Eriksenit.

Bayern Munich dhe Paris Saint Germain insistojnë më së shumti për mesfushorin.

(Kosova Sot Online)