Interi fiton bindshëm dhe ngjitet në vendin e dytë në tabelë

  • A.P /
  • 28 November 2020 - 17:01
Interi fiton bindshëm dhe ngjitet në vendin e dytë në tabelë

Interi e ka deklasuar me rezultat 0-3 skuadrën e Sassuolos për të marrë tri pikë të reja. Skuadra e Antonio Contes është ngjitur në vendin e dytë të Serie A. Në këtë ndeshje nuk ka startuar Romelu Lukaku

Interi e ka mposhtur me rezultat 0-3 Sassuolon në Mapei Stadium për t’u ngritur në vendin e dytë më 18 pikë.

Gjithçka nisi më mirë për Interin, kur Alexis Sanchez do të shënonte golin e parë në këtë ndeshje në minutën e 4-të te ndeshjes.

Rezultati do të dyfishohej në minutën e 14-të, por kësaj radhe goli i shënuar ishte një autogol i vendasve nga Chiriches.

Me këtë rezultat do të përfundonte pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Interi vazhdoi sulmet dhe shënoi edhe golin e tretë që i dha fund këtij takimi.

Ishte Gagliardini që shënoi në minutën e 60-të.

Me këtë fitore, Interi barazohet me pikë me Sassuolon duke u ngritur në vendin e dytë me 18 pikë, aq sa ka edhe Sassuolo, në xhiron e 9 të Serie A të Italisë. 

(Kosova Sot Online)