Hetemaj starton kundër Juventusit

  • A.P /
  • 28 November 2020 - 17:43
Hetemaj starton kundër Juventusit

Benevento e pret sonte në stadiumin e tyre skuadrën e Juventusit

Përparim Hetemaj ka startuar për Beneventon në ndeshjen që sonte do të luhet kundër Juventusit në stadiumin “Ciro Vigorito”.

Derisa për Beneventon ka startuar Përparim Hetemaj, ashti si është pritur për Juventusin sonte nuk ka startuar Cristiano Ronaldo.

Pirlo ka startuar me formacion 4-4-2 dhe sulmit i prinë Morata dhe Dybala.

Në rast të fitores, Juventusi do të ngjitej në vendin e dytë pasi që do të bëntë 19 pikë.