Pirlo: Juve duhet që t’i shfrytëzojë rastet

  • A.P /
  • 28 November 2020 - 22:04
Pirlo: Juve duhet që t’i shfrytëzojë rastet

Andrea Pirlo insiston se Juventusi “nuk ja ka dalur që të shfrytëzojë rastet gjatë ndeshjes” pas barazimit 1-1 kundër Beneventos

Bardhezinjtë kanë barazuar për herë të pestë këtë sezon në Serie A, kështu që nëse përjashtojmë fitoren kundër Napolit që ju dha në tavolinë shkaku i Covidit, ata kanë fituar vetëm tri ndeshje nga tetë xhiro.

Alvaro Morata shënoi golin e parë por Gaetano Letizia shënoi gol me vole duke barazuar rezultatin.

Morata është përjashtuar me të kuq pas fishkëllimës së fundit për shkak të mospajtimeve me gjyqtarin dhe do të jetë i suspenduar për derbin kundër Torinos që zhvillohet javën tjetër.

 

“Ne e kontrolluam mirë pjesën e parë, kishim raste për ta përfunduar këtë ndeshje me disa gola, por ende nuk po dimë që t’i shfrytëzojmë këto raste të mira”, tha Pirlo për Sky Sport Italia.

“Ne morën një gol të shpejt nga një goditje kënde, por ne është dashur ta kontrollojmë këtë situatë dhe të shkojmë në pushim pa pësuar gol. Nuk është hera e parë që ne marrim gola në fund të pjesës së parë”.

“Në fund, ne ishi shumë kautik dhe humbëm kontrollin, ne nuk arritëm që këto shanse t’i shndërrojmë në gola”.

A është dashur që të mbes në shtëpi Cristiano Ronaldo apo së paku ai sonte është dashur të jetë në bankë?

“Ai ka një lëndim të vogël që e ka pësuar në mesjavë dhe dëshironte të luante në Ligën e Kampionëve. Pas ndeshjeve të Kombëtareve, ishte një pushim natyral për të. Ronaldo është një vlerë e shtuar, por ne duhet të mësohemi që të luajmë edhe pa praninë e tij”.

“Kjo ndodh kur ke shumë lojtarë që luajnë për Kombëtare e po ashtu luajnë edhe në Ligën e Kampionëve, ne nuk jemi i vetmi klub në këtë situatë”.

“Real Madridi ishin të varur nga Ronaldo, ai është një katalizator i golave dhe pikë referimi, kështu që është e pritshme që të jetë figurë qendrorë dhe shumë lojtarë luajnë më të”.

Juventusi ka treguar tendencë se mund të humbet pikë edhe kundër klubeve të vogla që luftojnë për pikë.

“Ne po punojmë për ta zhvilluar lojën. Ne kemi shumë sulmues krahu, ata që luajnë nga thellësia. Ndonjëherë funksionon, ndonjëherë jo”.

“Fatkeqësisht, kur ndeshjet janë kaotike dhe të çrregullta, ne duhet të luajmë pastër, të bëjmë futboll të mirë dhe ta marrim kontrollin e ndeshjes. Ndryshe, do të vuajmë, sikurse vuajtëm sot dhe sikurse kemi vuajtur kundër Crotones”.

“Ne duhet të mësojmë t’i shfrytëzojmë rastet në ndeshje, ta mbysim ndeshjen herët dhe ta kontrollojmë ritmin e lojës”.

Pirlo është pyetur pse Dejan Kulusevski nuk po luan më shpesh dhe pse ai tani nuk po starton por është në bankë.

“Ai është një lojtar i ri, ai nuk mund t’i luajë të gjitha ndeshjet. Po ashtu, të mos harrojmë se nuk është njëjtë të luash për Parmën dhe mandej për Juventusin. Ka një dallim të madh në nivel dhe në përgjegjësi”.

“Ne e kemi blerë për shkak se ne e dimë çfarë ai mund të jep për ne, ai nuk ishte në formë ndeshjet e fundit, por është në proces të zhvillimit të tij”.


(Kosova Sot Online)