
PSG përsëri zhgënjen në Ligue 1, barazon me Bordaux

Paris Saint-Germain ka pasur edhe një ndeshje të dobët sonte në Ligue 1. Futbollistët e Thomas Tuchel kanë barazuar me rezultat 2-2 kundër Bordaux në Parc des Princes
Pas humbjes nga Monaco, Paris Saint-Germain ka bërë edhe një hap tjetër fallcë në Ligue 1.
Ata kanë barazuar me rezultat 2-2 kundër Bordaux.
Skuadra mysafire e filloi shumë më mirë këtë ndeshje pasi që arriti të shënoi në minutën e 10 të ndeshjes pasi Pembele i PSG shënoi autogol.
Megjithatë, PSG u kthye shpejt në lojë dhe shënoi dy gola për dy minuta për të kaluar në avantazh.
Goli i parë erdhi nga penalltia e shkaktuar në Neymar i cili do të shndërronte atë në gol në minutën e 26-të.
Dy minuta më vonë PSG do të kalonte në epërsi me anë të Moise Kean.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2-1 për PSG.
Në pjesën e dytë Bordaux insistoi më shumë dhe vazhdimisht kërkonte golin e barazimit.
Atë e arriti me një gol të bukur që shënoi Adili në minutën e 60-të.
Me këtë fitore, Parisi mbetet në vendin e parë me 25 pikë derisa nga 12 xhiro PSG ka tri humbje. Ky është barazimi i parë i tyre.
Në anën tjetër, Bordaux është në vendin e 11 me 16 pikë.
(Kosova Sot Online)